– Apostulli – Galatianëve 3:8-12.
Edhe shkrimi duke paraparë se Perëndia drejtëson kombet prej besimit, e paraungjillëzoi Abrahamin: “Se të gjitha kombet do të bekohen në ty”. Prandaj ata që janë prej besimit bekohen bashkë me besëtarin Abraham.
Sepse sa janë prej veprash ligji, nën mallkim janë; sepse është shkruar: “I mallkuar është cilido që s’qëndron në të gjitha sa janë shkruar në librin e ligjit, për t’i bërë ato”. Edhe se askush nuk drejtësohet me anë të ligjit përpara Perëndisë, është e qartë, “Sepse i drejti prej besimit do të rrojë”. Edhe ligji nuk është prej besimit, po “njeriu që i bën ato, do të rrojë me anë të tyre”.