– Apostulli – 1 Timotheut 1:1-7.

 

Pavli, apostull i Jisu Krishtit, sipas urdhrit të Perëndisë, shpëtimtarit tonë, edhe të Zotit Jisu Krisht, shpresës sonë, Timotheut, birit të vërtetë në besim, i qoftë hir, përdëllim, paqe, prej Perëndisë, Atit tonë, edhe prej Krishtit Jisu, Zotit tonë.

Sikundër t’u luta të presësh në Efes, kur udhëtoja për në Maqedoni, që të porositësh disa veta të mos mësojnë mësime të tjera, as të mos u vënë vesh përrallave e gjenealogjive të pa fund, të cilat sjellin më shumë grindje se sa ndërtim në besimin e Perëndisë.

Edhe fundi i porosisë është dashuri prej zemre të kthjellët, edhe prej ndërgjegjeje të mirë e prej besimi pa hipokrizi, prej të cilave disa nuk ia dolën mbanë e u kthyen në fjalë të kota, duke dashur të jenë mësues ligji, ndonëse s’kuptojnë as ato që thonë, as ato që i bëjnë për të vërteta.