– Apostulli – 1 Thesalonikasve 5:9-13,24-28.

 

Sepse Perëndia nuk na ka urdhëruar për zemërim, po për trashëgim shpëtimi, me anë të Zotit tonë Jisu Krisht, që vdiq për ne, që, qoftë zgjuar, qoftë fjetur, të rrojmë bashkë me atë. Prandaj ngushëlloni njëri-tjetrin, edhe ndërtoni njëri-tjetrin, sikurse edhe bëni.

Edhe ju lutemi, o vëllezër, t’i njihni ata që mundohen ndër ju, e janë mbi ju në Zotin, edhe ju këshillojnë; edhe t’i nderoni me dashuri fort tepër për punën e tyre. Kini paqtim në mes tuaj.

Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë.

O vëllezër, lutuni për ne. Përshëndetni gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë. Ju vë në be në Zotin, t’u lexohet letra gjithë vëllezërve të shenjtë.

Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht qoftë bashkë me ju. Amin.