UNGJILLI – Llukai 12:48-59.

Edhe gjithkujt që iu dha shumë, shumë do të kërkohet prej tij; edhe atij që iu besuan shumë, më shumë do të kërkojnë prej tij.

Erdha të vë zjarr mbi dhe; edhe ç’dua më, në qoftë se u ndez tani?

Edhe kam një pagëzim me të cilin do të pagëzohem, edhe sa shtrëngim kam deri sa të mbarohet? Pandehni se kam ardhur të jap paqe mbi dhe? Jo, po ju them juve, po ndarje.

Sepse që nga tani pesë veta në një shtëpi do të jenë të ndarë, tre kundër dyve, edhe dy kundër treve. Do të ndahet i ati kundër të birit, edhe i biri kundër të atit; e ëma kundër së bijës, edhe e bija kundër së ëmës; vjehrra kundër nuses së saj, edhe nusja kundër së vjehrrës.

I thoshte edhe turmës: Kur shihni renë se del prej perëndimit, menjëherë thoni: Po vjen shi; edhe kështu bëhet. Edhe kur shihni, se fryn erë jugu, thoni se do të bëjë vapë; edhe bën. Hipokritë, faqen e dheut e të qiellit dini ta dalloni; po këtë kohë si nuk e dalloni?

Edhe pse nuk gjykoni edhe prej vetes suaj të drejtën? Sepse kur shkon pra tek sundimtari bashkë me ndërgjyqësin tënd, përpiqu udhës të shpëtosh prej tij, se mos të të heqë zvarrë tek gjykatësi, edhe gjykatësi të dorëzon te roja, edhe roja të hedh në burg.

Po të them ty: Nuk ke për të dalë andej, deri sa të lash edhe qindarkën e fundit.