APOSTULLI – Kolosianëve 1:18-23.
Jisui është kreu i trupit, i kishës; ai është nisja, i parëlinduri prej të vdekurve, që të bëhet ai i parë në të gjitha.
Sepse në atë i pëlqeu Atit të rrijë gjithë plotësia, edhe me anë të tij t’i pajtojë të gjitha me veten, duke paqtuar me anë të gjakut të kryqit të tij, me anë të atij, edhe ato që janë mbi dhe, edhe ato që janë në qiejt.
Edhe ju, që ishit dikur të huaj dhe armiq nga mendja me punët e liga, tani ju pajtoi me Perëndinë në trupin e mishit të tij, me anë të vdekjes, që t’ju nxjerrë përpara vetes së tij shenjtorë e të patëmetë e të pafajshëm, në qëndrofshi në besim të themeluar e të patundur, e të mos luani nga shpresa e ungjillit që dëgjuat, i cili u predikua në gjithë krijimin që është nën qiell, ungjill të cilit unë Pavli iu bëra shërbëtor.