UNGJILLI – Llukai 12:2-12.

 

Po nuk ka gjë të mbuluar, që s’ka për t’u zbuluar, dhe të fshehur, që s’ka për t’u marrë vesh. Prandaj sa thatë në errësirë, do të dëgjohen në dritë; edhe ç’folët në vesh nëpër dhoma, do të shpallet mbi kulmet.

Edhe po ju them ju miqve të mi: Mos kini frikë nga ata që vrasin trupin dhe pastaj s’kanë se ç’të bëjnë gjë më tepër. Po do t’ju tregoj juve prej cilit të keni frikë; të keni frikë prej atij, i cili pasi të vrasë, ka pushtet të hedhë në gjehenë.

Me të vërtetë po ju them juve, prej këtij të keni frikë. A nuk shiten pesë harabelë për dy monedha bakri? Edhe një nga ata nuk është i harruar përpara Perëndisë; Po dhe qimet e kokës suaj janë numëruar të gjitha. Mos kini frikë pra; ju ndryshoni prej shumë harabelësh.

Edhe po ju them juve, kushdo që të më pohojë përpara njerëzve, edhe Biri i Perëndisë do ta pohojë përpara engjëjve të Perëndisë. Ndërsa kushdo që të më mohojë përpara njerëzve, do të mohohet përpara engjëjve të Perëndisë.

Edhe kushdo që të thotë fjalë kundër Birit të njeriut, do t’i falet; po atij që të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk do t’i falet.

Edhe kur t’ju sjellin ju nëpër sinagogat, e nëpër kryesitë e pushtetet, mos mendoni si ose qysh të mbroheni, ose ç’të thoni. Sepse Fryma e Shenjtë do t’ju mësojë në atë orë ç’duhet të thoni.