UNGJILLI – Llukai 11:29-33.

Edhe ndërsa po mblidheshin turmat, zuri të thotë: Ky brez është brez i lig; kërkon shenjë dhe shenjë nuk do t’i jepet përveç shenjës së profetit Jona. Sepse sikurse Jonai u bë shenjë në ninevitët, kështu edhe Biri i njeriut do të jetë shenjë në këtë brez.
Mbretëresha e Jugut do të ngrihet në gjykimin bashkë me njerëzit e këtij brezi, edhe do t’i dënojë; sepse erdhi nga anët e fundit të dheut që të dëgjojë urtësinë e Solomonit; edhe ja këtu ka më tepër se Solomon. Burrat e Ninevisë do të ngrihen në gjykimin bashkë me këtë brez, edhe do ta dënojnë; sepse u penduan në predikimin e Jonait; edhe ja këtu ka më tepër se Jonà.
Edhe asnjë, kur ndez kandil nuk e vë në vend të fshehur, as nën shinik, po mbi kandiler, që të shohin dritën ata që hyjnë brenda.