UNGJILLI – Llukai 8:22-25.
Edhe ndodhi që një ditë hipi në lundër ai dhe nxënësit e tij, edhe u tha atyre: Le të hidhemi në anën e përtejme të liqenit. Edhe u nisën.
Edhe ndërsa ata ishin duke lundruar, e zuri gjumi. Edhe zbriti një stuhi ere në liqen; edhe lundra po mbushej me ujë, edhe ishin në rrezik.
Edhe ata erdhën pranë atij dhe e zgjuan, duke thënë: Mjeshtër, mjeshtër, po humbim. Edhe ai u ngrit e qortoi erën dhe valën e ujit; edhe pushuan e u bë bunacë.
Edhe u tha atyre: Ku është besimi juaj? Edhe ata u frikësuan e u çuditën, duke i thënë njëri-tjetrit: Vallë, cili është ky që urdhëron edhe erërat edhe ujin, edhe i binden?