– Apostulli – Galatianëve 2:21-3:7.
Nuk hedh poshtë hirin e Perëndisë; sepse në qoftë drejtësia me anë të ligjit, atëherë Krishti vdiq më kot.
O Galatianë të marrë, kush ju mori më sysh që të mos i bindeni të vërtetës, përpara syve të të cilëve Jisu Krishti u përshkrua i kryqëzuar në mes tuaj?
Këtë vetëm dua të marr vesh prej jush: Prej veprash ligji e morët Frymën, apo prej dëgjimit të besimit? Kaq të marrë qenkeni?
Pasi nisët me Frymë, tani mbaroni me mish?
Më kot pësuat kaq shumë gjëra? Nëse vërtet ishte më kot. Ai pra që ju jep Frymën dhe punon çudira ndër ju, prej veprash ligji i bën këto, apo prej dëgjimit të besimit?
Sikurse “Abrahami i besoi Perëndisë, dhe iu llogarit atij për drejtësi”, dijeni pra, se ata që janë prej besimit, këta janë bij të Abrahamit.