– Apostulli – 1 Joani 4:12-19.

Asnjë s’e ka parë Perëndinë ndonjëherë. Nëse duam njëri-tjetrin, Perëndia mbetet ndër ne dhe dashuria e tij është e përsosur ndër ne. Nga kjo e dimë, se mbetemi në atë, edhe ai në ne, sepse na ka dhënë nga Fryma e tij.
Edhe ne e kemi parë dhe dëshmojmë se Ati dërgoi Birin Shpëtimtar të botës. Ai që të rrëfejë se Jisui është Biri i Perëndisë, Perëndia mbetet në atë, edhe ai në Perëndinë. Edhe ne e kemi njohur dhe e kemi besuar dashurinë që ka Perëndia për ne. Perëndia është dashuri; edhe ai që mbetet në dashuri, mbetet në Perëndinë, edhe Perëndia në atë. Në këtë është e përsosur dashuria me ne, që të kemi guxim në ditën e gjyqit; sepse siç është ai, kështu jemi edhe ne në këtë botë. Frikë nuk ka në dashuri, por dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka ndëshkim dhe ai që ka frikë nuk është i përsosur në dashuri. Ne e duam atë, sepse ai i pari na deshi.