UNGJILLI – Marku 4:1-9.

Edhe përsëri zuri të mësonte buzë detit; edhe u mblodh pranë tij turmë e madhe, aq sa ai hyri në lundër dhe rrinte në det. Edhe tërë turma ishte në tokën pranë detit dhe ai u mësonte atyre shumë gjëra me paravoli, edhe u thoshte atyre në mësimin e tij: Dëgjoni. Ja tek doli mbjellësi të mbjellë. Edhe në mbjellje, një pjesë e farës ra në rrugë, edhe erdhën zogjtë dhe e hëngrën. Edhe tjetra ra mbi gurishte, ku s’kishte dhe shumë, edhe menjëherë mbiu, sepse s’kishte dhe të thellë, po kur lindi dielli, u dogj, edhe meqenëse s’kishte rrënjë, u tha.
Edhe një pjesë tjetër ra në gjemba; edhe gjembat hipën dhe e mbytën, e nuk dha fryt. Edhe tjetër ra në dhe të mirë, edhe jepte fryt duke u lartësuar e duke u rritur, edhe pruri fryte njëra tridhjetë, e njëra gjashtëdhjetë, e njëra njëqind. Edhe u thoshte atyre: Ai që ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.