UNGJILLI – Marku 3:20-27.
Edhe vijnë në një shtëpi; edhe mblidhet përsëri turmë, kaq sa ata s’mund të hanin as bukë. Edhe kur dëgjuan njerëzit e tij, dolën ta mbajnë, sepse thoshin se nuk është në vete.
Edhe shkruesit që zbritën nga Jerusalemi thoshnin se ka Beelzebulin dhe se i nxjerr demonët me anë të të parit të demonëve.
Po ai, si i thirri ata pranë, u thoshte me paravoli: Si mund të nxjerrë Satanai Satanain? Edhe një mbretëri në u ndaftë kundër vetes së saj, ajo mbretëri s’mund të qëndrojë. Edhe një shtëpi në u ndaftë kundër vetes së saj, ajo shtëpi s’mund të qëndrojë. Edhe Satanai nëse u ngrit kundër vetes së tij dhe u nda, s’mund të qëndrojë, po i erdhi fundi. Asnjë s’mund të hyjë në shtëpinë e të fortit e të rrëmbejë enët e tij, në mos e lidhtë më përpara të fortin, edhe atëherë do të rrëmbejë shtëpinë e atij.