Në ditën e Theofanisë, 6 janar, Kryepiskopi Anastas kreu Liturgjinë Hyjnore dhe më pas Shërbesën e Bekimit të Ujit në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë.
Pas mbarimit të shërbesës në kishë, u dol në podiumin e ngritur në mjediset e jashtme, ku Fortlumturia e Tij bekoi ujërat dhe uroi besimtarët e pranishëm.
Për të lehtësuar besimtarët në marrjen e ujit ishin vendosur 4 pika me cisterna të mëdha. Në shërbesë ishin të pranishëm qindra e qindra besimtarë, që mbushën kishën dhe mjediset jashtë saj. Por besimtarë vazhduan të vijnë deri në orët e vona të ditës, për të marrë dhe çuar bekimin e këtij uji në shtëpitë e tyre.
Thoma Dhima