UNGJILLI – Mattheu 17:24-18:4.

Edhe kur erdhën në Kapernaum, iu afruan Pjetrit ata që merrnin taksën dydhrahmishe, dhe thanë: A nuk e paguan mësuesi juaj dydhrahmishen? Ai thotë: Po. Edhe kur hyri në shtëpi, Jisui e priti, duke thënë: Si të duket, Simon? Nga cilët marrin taksa apo tatime mbretërit e dheut, nga bijtë e tyre, apo nga të huajt? Pjetri i thotë: Nga të huajt. Jisui i tha: Bijtë pra janë të çliruar. Por që të mos i skandalizojmë ata, shko në det e hidh një grep, edhe ngri peshkun e parë që të dalë, edhe si t’i hapësh gojën, do të gjesh një katërdhrahmishe. Merre, dhe jepua atyre për mua dhe për ty.
Në atë orë erdhën nxënësit tek Jisui e i thanë: Vallë, cili është më i madh në mbretërinë e qiejve? Edhe Jisui thirri pranë vetes së tij një fëmijë të vogël, edhe e vendosi atë në mes të tyre, e tha: Me të vërtetë po ju them juve, në mos u kthefshi e të bëheni si fëmijët e vegjël, nuk do të hyni në mbretërinë e qiejve. Ai që të përulë pra veten e tij si ky fëmijë i vogël, ky është më i madh në mbretërinë e qiejve.