UNGJILLI – Mattheu 18:18-22, 19:1-2, 13-15.

Me të vërtetë po ju them juve, ç’të lidhni mbi dhe, do të jenë lidhur në qiell; edhe ç’të zgjidhni mbi dhe, do të jenë zgjidhur në qiell. Përsëri po ju them juve, se në qofshin dy veta nga ju mbi dhe në një fjalë, për çdo gjë që të lypin, do t’u bëhet atyre nga Ati im që është në qiej. Sepse ku të jenë dy a tre veta mbledhur në emrin tim, atje jam edhe unë në mes tyre.
Atëherë i erdhi pranë Pjetri, e tha: Zot, sa herë duhet të mëkatojë ndaj meje im vëlla, edhe t’ia fal? Deri në shtatë herë? Jisui i thotë: Nuk të them deri në shtatë herë, po deri në shtatëdhjetë herë shtatë.
Edhe, kur mbaroi këto fjalë, Jisui u ngrit nga Galilea, edhe erdhi në kufijtë e Judesë, përtej Jordanit. Edhe i shkuan pas atij shumë turma; edhe i shëroi ata atje.
Atëherë i sollën atij ca fëmijë të vegjël, që të vinte duart mbi ta e t’i bekonte; edhe nxënësit i qortuan. Po Jisui tha: Lërini fëmijët e vegjël, edhe mos i ndaloni të vijnë tek unë, sepse e të këtillëve është mbretëria e qiejve. Edhe si vuri duart mbi ata, iku andej.