APOSTULLI – 1 Korinthianëve 11:8-23

Sepse burri nuk është prej gruas, po gruaja prej burrit; sepse edhe nuk u krijua burri për gruan, po gruaja për burrin. Prandaj gruaja duhet të ketë pushtet mbi kryet e saj, për engjëjt.
Po në Zotin as burrë ka pa grua, as grua pa burrë. Sepse sikurse gruaja është prej burrit, kështu edhe burri është me anë të gruas; edhe të gjitha janë nga Perëndia.
Gjykoni ju vetë; a i ka hije gruas t’i lutet e zbuluar Perëndisë?
Po edhe natyra vetë a nuk na mëson se në qoftë se burri ka flokë të gjatë, ky është çnderim për të? Po nëse gruaja ka flokë të gjatë, është lavdi për të; sepse flokët i janë dhënë asaj në vend të mbulesës.
Po në qoftë se dikujt i pëlqen të grindet, ne s’kemi zakon të tillë, as kishat e Perëndisë.
Edhe duke ju porositur këtë nuk ju lëvdoj, se mblidheni jo për më të mirën, po për më të keqen. Sepse së pari, dëgjoj se kur mblidheni në kishë, ka përçarje ndërmjet jush; edhe pjesërisht e besoj.
Sepse duhet të ketë edhe ndarje në mes tuaj, që të shfaqen ata që janë të vlefshëm midis jush.Kur mblidheni pra bashkë në një vend, nuk është për të ngrënë darkën e Zotit;sepse në ngrënie gjithsecili merr darkën e vet më përpara se të tjerët, edhe kështu dikush ka uri, e dikush është i dehur. Mos nuk keni shtëpi për të ngrënë e për të pirë? Apo përçmoni kishën e Zotit, edhe turpëroni ata që s’kanë? Ç’t’ju them? T’ju lëvdoj për këtë? Nuk ju lëvdoj.