UNGJILLI – Mateu 9:18-26.
Ndërsa ai po u fliste atyre këto, ja tek erdhi një i parë, edhe i lutej në gjunjë atij, duke thënë se ime bijë sapo vdiq; por eja edhe vër dorën tënde mbi të, edhe do të rrojë. Edhe Jisui u ngrit e i shkoi prapa, bashkë me nxënësit e tij.
Edhe ja një grua që i rridhte gjak nga vetja prej dymbëdhjetë vjetësh, u afrua nga prapa, dhe preku anën e rrobës së tij. Sepse thoshte me veten e saj: Vetëm në preksha rrobën e tij, do të shpëtoj.
Edhe Jisui pasi u kthye edhe e pa atë, tha: Ki guxim, bijë; besimi yt të shpëtoi. Edhe gruaja shpëtoi që në atë çast. Edhe Jisui pasi erdhi në shtëpinë e të parit, edhe pa fyelltarët edhe turmën duke bërë gjëmë, u thotë atyre: Ikni, sepse vashëza nuk vdiq, por po fle. Por ata e përqeshnin atë.
Edhe turma si u nxor jashtë, hyri edhe e zuri prej dore; edhe vashëza u ngrit. Edhe kjo famë doli nëpër gjithë atë dhe.