UNGJILLI – Mateu 12:1-8.
Në atë kohë Jisui shkoi nëpër të mbjellat një të shtunë; edhe nxënësve të tij u erdhi uri, edhe zunë të shkoqin kallinj e të hanë. Edhe Farisenjtë kur panë i thanë atij: Ja nxënësit e tu tek bëjnë atë që nuk lejohet ta bëjnë të shtunën. Po ai u tha atyre: A nuk keni lexuar ç’bëri Davidi, kur i erdhi uri atij edhe atyre që ishin bashkë me të? Si hyri në shtëpinë e Perëndisë dhe hëngri bukët e blatës, të cilat nuk ishte e lejueshme t’i hante ai, as ata që ishin bashkë me të, por vetëm priftërinjtë?
Apo nuk keni lexuar në ligj se të shtunave priftërinjtë e shkelin të shtunën në tempull, edhe janë të pafajshëm? Edhe po ju them juve se këtu është një më i madh se tempulli. Edhe po ta kishit ditur ç’është “Dua përdëllim, e jo therore”, nuk do t’i kishit dënuar të pafajshmit. Sepse i Biri i njeriut është i zoti edhe i së shtunës.