UNGJILLI – Mateu 11:27-30.

Të gjitha m’u dhanë në dorë nga Ati im; edhe asnjë nuk e njeh Birin, veç Ati; dhe as Atin s’e njeh njeri, veç Biri dhe ai, të cilit të dojë Biri t’ia zbulojë.
Ejani tek unë gjithë sa jeni të lodhur e të ngarkuar, dhe unë do t’ju preh ju. Ngrini zgjedhën time mbi veten tuaj, dhe mësoni prej meje, se jam i butë dhe i përulur në zemër. Edhe do të gjeni prehje në shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e mirë, dhe barra ime është e lehtë.