APOSTULLI – Romakëve 3:28-4:4.
Kuptojmë pra se njeriu del i drejtë me anë të besimit, pa veprat e ligjit. Apo vetëm i Judenjve është Perëndia? E jo, po edhe i kombeve. Sepse një është Perëndia që do të nxjerrë të drejtë rrethprerjen prej besimit, edhe parrethprerjen me anë të besimit. Ligjin pra hedhim poshtë me anë të besimit? Qoftë larg; por ligjin vërtetojmë.
Ç’do të themi pra se fitoi Abrahami, ati ynë sipas mishit? Sepse nëse doli i drejtë Abrahami prej veprave, ka përse të mburret, po jo përpara Perëndisë. Sepse ç’thotë Shkrimi? “Edhe i besoi Abrahami Perëndisë, edhe iu llogarit atij për drejtësi.” Edhe atij që punon paga nuk i llogaritet si hir, po si detyrim.