UNGJILLI – Mateu 4:18-23.
Edhe tek ecte pranë detit të Galilesë, Jisui pa dy vëllezër, Simonin, që thirrej Pjetër, edhe Andrean, vëllanë e tij, duke hedhur rrjetën në det; sepse ishin peshkatarë.
Edhe u thotë atyre: Ejani pas meje, edhe do t’ju bëj peshkatarë njerëzish. Edhe ata menjëherë lanë rrjetat, e shkuan pas tij. Edhe si shkoi më tej, pa dy vëllezër të tjerë, Jakovin, të birin e Zebedeut, edhe Joanin, të vëllain e tij, në lundër bashkë me Zebedeun, të atin e tyre, duke rregulluar rrjetat e tyre, edhe i thirri ata. Edhe ata përnjëherë lanë lundrën edhe të atin e tyre, edhe shkuan pas tij.
Edhe Jisui vinte përqark gjithë Galilesë, duke mësuar nëpër sinagogat e tyre, edhe duke predikuar ungjillin e mbretërisë, edhe duke shëruar çdo sëmundje e çdo lëngatë në popull.