UNGJILLI – Mateu 7:1-8.

Mos gjykoni, që të mos gjykoheni. Sepse me çfarë gjykimi gjykoni, do të gjykoheni; edhe me çfarë matësi matni, do t’ju matet edhe juve.
Edhe pse shikon lëmishten në sy të vëllait tënd, edhe ja traun që është në syrin tënd nuk e ndjen?

Ose si do t’i thuash vëllait tënd: Le të nxjerr lëmishten nga syri yt, edhe ja trari tek është në syrin tënd? Hipokrit, nxirr më përpara traun nga syri yt, edhe atëherë do të shohësh mirë të nxjerrësh lëmishten nga syri i tët vëllai.

Mos ua jepni të shenjtën qenve; as mos hidhni margaritarët tuaj përpara derrave, se mos i shkelin ata me këmbët e tyre, edhe kthehen e ju shqyejnë juve.

Lypni, edhe do t’ju jepet; kërkoni edhe do të gjeni; trokitni, edhe do t’ju hapet. Sepse kushdo që lyp merr, dhe ai që kërkon gjen, edhe atij që troket do t’i hapet.