UNGJILLI – Mateu 6:31-34, 7:9-11.

Po mos u shqetësoni pra duke thënë: ç’të hamë a ç’të pimë a ç’të veshim? Sepse gjithë këto i kërkojnë me ngulm kombet; sepse Ati juaj qiellor e di se keni nevojë për gjithë këto.
Po kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë, dhe drejtësinë e tij; dhe këto të gjitha do t’ju shtohen juve. Mos u shqetësoni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të shqetësohet për punët e saj; mjaft është në çdo ditë e keqja e saj. Apo cili është ai njeri nga ju, i cili, në kërkoftë i biri bukë, do t’i japë atij gur?
Edhe në kërkoftë peshk, mos do t’i japë atij gjarpër? Në qoftë pra se ju që jeni të ligj dini t’u jepni gjëra të mira bijve tuaj, sa më tepër Ati juaj që është në qiejt do t’u japë të mira atyre që lypin nga ai?