APOSTULLI – Veprat e Apostujve 21:8-14.

Edhe të nesërmen, dolëm e erdhëm në Qesari dhe si hymë në shtëpinë e Filip Ungjilltarit, që ishte një nga të shtatët, qëndruam pranë tij. Edhe ky kishte katër bija virgjëresha që profetizonin.

Edhe ndërsa ne ishim duke qëndruar atje mjaft ditë, zbriti nga Judea një profet që quhej Agaf. Edhe si erdhi tek ne, mori brezin e Pavlit dhe si lidhi duart e këmbët e tij tha: Këto thotë Fryma e Shenjtë, kështu do ta lidhin Judenjtë në Jerusalem atë burrë, i të cilit është ky brez, edhe do t’ua dorëzojnë kombeve.

Edhe kur dëgjuam këto, i luteshim edhe ne edhe vendasit të mos ngjitet ai në Jerusalem. Po Pavli u përgjigj: Ç’bëni kështu duke qarë e duke copëtuar zemrën time? Sepse unë jam gati jo vetëm të lidhem, po edhe të vdes në Jerusalem për emrin e Zotit Jisu.

Edhe pasi nuk i mbushej mendja, pushuam, duke thënë: Le të bëhet dëshira e Zotit.