– Apostulli – Veprat e Apostujve 20:7-12.

 

Edhe ditën e parë të javës, kur ishin mbledhur nxënësit për të thyer bukën, Pavli kuvendonte me ata, sepse kishte për të ikur të nesërmen; edhe e zgjati fjalën deri në mes të natës.

Edhe në dhomën e sipërme ku ishin mbledhur, ishin mjaft qirinj të ndezur. Edhe një djalosh që quhej Eutik, duke ndenjur mbi dritare, e mori një gjumë i rëndë, tek po kuvendonte Pavli gjerë e gjatë, edhe si e zuri gjumi, ra poshtë prej katit të tretë, edhe e ngritën të vdekur.

Edhe Pavli, si zbriti, ra mbi të, edhe si e pushtoi, tha: Mos u shqetësoni, sepse shpirti i tij është tek ai. Edhe si u ngjit dhe theu bukë e hëngri, edhe foli mjaft deri në të zbardhëlluar, pastaj shkoi. Edhe e prunë djalin të gjallë, edhe u ngushëlluan tepër fort.