– Dëshmore Elikonida –

Ishte virgjëreshë e bukur nga Selaniku. Gjatë persekutimit të Gordianit (rreth vitit 244) shkoi në Korinth që të nxiste banorët të përqafonin besimin e vërtetë. Me urdhër të prokonsullit Perinios, i cili u impresionua nga bukuria e saj, provoi ta kursente. Por ajo ishte e patundur ndaj propozimeve të tij dhe, si refuzoi t’iu flijonte idhujve, shpalli besimin te Krishti. Ia lidhën këmbët pas demave dhe e tërhoqën zvarrë në tokë. E hodhën në një përzierje me plumb dhe asfalt të shkrirë. Dhe, pasi qëndronte e paprekur, xhelatët ia qethën kokën dhe i kaluan pishtarë të ndezur në trup, por pa efekt. E çuan në tempull dhe ajo, në vend që t’u falej, me anë të lutjes i rrëzoi statujat e Athinasë, Zeusit dhe Asklepios.

Të marrët e zunë dhe ia prenë gjinjtë. Më pas e çuan para prokonsullit Justin dhe e shtrinë në një shtrat bronzi të zjarrtë, por kryeengjëjt Mihail dhe Gavriil e shëruan mishin e saj që tretej nga djegia. E lëshuan tek egërsirat, të cilat nuk i bënë asgjë të keqe, por në të kundërt iu sulën shërbëtorëve të prokonsullit duke gëlltitur 20 prej tyre. Më në fund, fitoi kurorën e martires duke ia prerë kokën.