Njoftim
Fronëzohen dy Mitropolitët e rinj për dy Mitropolitë e reja
Ditën e shtunë datë 16 prill 2016 ora 12:00 në Katedralen “Shën Gjergji” në qytetin e Fierit do të zhvillohet ceremonia e fronëzimit të Mitropolitit të Apolonisë dhe Fierit Imzot Nikolla.
Ditën e diel datë 17 prill 2016 ora 18:00 në Kishën “Shën Nikolla” në qytetin e Elbasanit do të zhvillohet ceremonia e fronëzimit të Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andonit.
Në ceremoni do të jenë të pranishëm Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi si dhe Hierarkët e tjerët anëtarë të Sinodit të Shenjtë së bashku me klerikë dhe besimtarë.
Janë të ftuar të gjithë besimtarët dhe dashamirësit të marrin pjesë në këtë gëzim të Kishës sonë.