Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

 

Marrim pjesë në dhimbjen

e popullit të dashur francez

 

    Dhimbje dhe vuajtje në zemër ndjemë sapo dëgjuam lajmin e sulmit terrorist, në mbrëmjen e 13 nëntorit 2015 në Paris.

    Shprehim hidhërimin tonë të thellë për këtë ngjarje makabre.

    Në këto çaste marrim pjesë në dhimbjen e popullit të dashur francez.

    Edhe një herë tjetër dënojmë çdo formë dhune, frike, terrorizmi nga cilado anë që ajo vjen.

    Ngushëllime familjeve të viktimave të pafajshme.

    Perëndia le të prehë shpirtrat e tyre dhe t’u falë paqe e shpresë familjeve dhe të afërmve të tyre.

   

    Tiranë, 14.11.2015

Nga Kryepiskopata e Hirëshme