Video e emisionit e marrë nga Tv “Ora News” në Youtube

Transkripti i marrë nga web i Tv Ora News

Të hënën, 13 prill, në TV “Ora neës”, në emisionin “Tonight Ilva Tare”, tema u përqendrua tek histroia dhe e tashmja e Kishës orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Të ftuar ishin Episkopi i Krujës Andoni, kryetari i Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë prof. dr. Robert Andoni, si dhe dr. Dritan Shano dhe dr. Dritan Egro.

 

Më poshtë një pjesë nga diskutimet e të ftuarve në emision:

Ilva Tare: Përse flet greqisht Janullatosi?

Dritan Shano: “Ne shqiptarët sot, në mënyrë të pavetëdijshme, vazhdojmë dhe të jemi pre, në subkoshiencën tonë, në të menduarit që, turk mysliman edhe pse këtë të menduarit e kemi kaluar nga që shumica e popullsisë është e tillë që më thotë : më lini rehat se nuk merrem me këtë punë . Këtë e quaj, jo vetëm një mendje të ideologjisë turko-komuniste por dhe një shërbim që mund t’i bëhet  qarqeve ballkanike kundër Shqipërisë. Shërbim më të madh që i bëjnë këta njerëz  që vazhdojnë ta rrotullojnë në gojë dhe në tru këtë skenë të krijuar 100 e ca vjet kusur përpara.

Së pari nuk ka meshë në greqisht.  Blushi, si shumë shqiptarë të tjerë me atë kulturën osmano-komuniste , për arsye të vetat,  nuk shkëputet dot nga ajo.  Nuk ka meshë në greqisht në Shqipëri. Ka mesha në greqisht dhe në sllavisht në ato zona ku ka komunitet grek dhe sllav. Por ama në kishat ortodokse mesha është liturgjia e përkthyer nga imzot Theofan Noli dhe kjo s’ka diskutim. Ajo çka dëgjohet nga Fortlumturia e Tij, Anastasi, nuk është mesha,  është komunikimi, predikimi që ai u bën besimtarëve.

Në 90-tën, kisha ortodokse e cila është e ndryshme nga kisha katolike sepse ka një papat që kulmon tek Papa në Romë, ishim me inventar 0. Gjithmonë ka pasur temperaturë patriotike   por ama Kisha ekziston dhe i ka shërbyer shpirtrave të njerëzve pikërisht  se nuk i është dorëzuar kurrë temperaturave, sado të forta të kenë qenë këto , patriotike që ka pasur majtas dhe djathtas . Unë nuk shkoj në Kishë që të mësoj patriotizmin. Unë shkoj në kishë që të mësoj predikimet ndaj zotit Jezu Krisht.  Unë nuk flas asnjë fjalë greqisht por përkthimi që është në kishë është simultan, është i menjëhershëm. Unë nuk e kuptoj këtë ankesë. Kjo është një sajesë, është një nevojë e për të thenë se ata janë më pak patriotë se sa unë. Kjo është e gjitha. Se pse kjo e bën më pak patriot dikë se sa një shqiptar ortodoks, unë nuk e di këtë gjë. Ndërkohë që gjithë historia shpjegon se këta ortodoksit shqiptarë kanë qenë në ballë të formimit të indentitetit të shqiptarëve.  Ka një tendencë e cila për konsum politik patriotik, unë do të kisha preferuar që ndoshta , këtë e them në thonjëza, Kryepeshkopi të kishte qenë libanez, për të cilin ne nuk kemi  temperaturë, apo  Brazilian,  çfarë do të thoshin këto njerëz sepse Kryepeshkop shqiptar nuk kishte. Që të bëhesh kryepeshkop kërkon një proces shumë të gjatë spiritual.  Që të gjithë këta që flasin as që ia kanë idenë se çfarë është. Kërkon një eksperiencë të madhe sepse të duhet të menaxhosh peshkopët e tjerë.

Unë besoj tek institucionet dhe personi i Kryepeshkoit është një institucion.Kryepeshkopi në trashëgiminë ortodokse ndahet nga besimtarët kur fle e jo kur i teket ca jo besimtarëve që thonë mbaroi puna jote dhe ik. Nuk është trajner i një ekipi futbolli kryepeshkopi që nuk dha rezultatet e duhura dhe hajde ta heqim. Ky presion i madh, ky sulm që i bëhet kishës ortodokse është i paprecedent. Kryepshkopi, Fortlumturia e Tij, do të jetë atje deri sa të dojë perëndia”.

Hirësi Andoni,Episkop i Krujës: “Ka një konfondim midis meshës , liturgjisë dhe ceremonisë.  Liturgjia dhe mesha është e njëjta gjë por e themi në dy forma të ndryshme . Ceremonia fetare është liturgjia , shërbesa, që mund të jetë mëngjesore, që mund të jetë shërbesa e mesnatës. Çfarë janë shkrujatur në librin e shërbesave, Kryepeshkoi Anastas që nga viti 1991 kur ka ardhur në Shqipëri, i ka thënë të gjitha në shqip. Asnjë fjalë më tepër”.

Në meshën e së shtunës a u thanë disa fjalë në greqisht?

“Edhe njëherë, çfarë është shkruar në librin e shërbesave, që duhet t’i thotë detyrimisht kleriku, kryepeshkopi i ka thënë në shqip”.

Po në greqisht çfarë thotë?

“Në greqisht thotë vetëm predikimin”.

A është e mundur që kryepeshkopi këtë predikim që thotë në greqisht ta thotë në shqip?

“Mund ta thotë por me shumë vështirësi dhe ka mundësi me gabime. Dhe kjo është arsyeja që thuhet greqisht. Një primati të një niveli të tillë nuk i lejohet të flasë në një gjuhë që nuk e zotëron dot, në mënyrë të përsosur. Ashtu siç nuk i lejohet edhe diplomatëve që të flasin në atë gjuhë që nuk e njohin mire”.

Janullatusi flet 4-5 gjuhë të huaja, a ka pasur kohën e mjaftueshme për të mësuar shqip prej 91 që është në Shqipëri, për të mësuar atë formulë, pasi këto janë dhe vërejtjet që i bëhen?

“Kryepeshkopi është poliglot  dhe shqipen e ka patur dëshirë dhe e ka dëshirë dhe e intrigon përherë shqipja, për shak se i duket e bukur, e vështirë, por është dhe sfida e tij që nuk arriti ta përmbushte, ta zotëronte shqipen mirë. Kryepeshkopi kupton goxha mirë shqip, përpiqet të lexojë në mënyrë të rregullt, kuptohet me ato vëshirësitë e veta. Kur arriti krypeshkoi në Shqipëri ishte 62 vjeç. Nuk di ndonjë shqiptar që kur është 62 vjeç të fillojë të mësojë ndonjë gjuhë të huaj dhe më pas ta fillojë ta zotërojë në mënyrë perfekte . Por Kryepeshkopi ka të gjithë ndjeshmërinë, çdo tekst që del prej tij në shqip, shikohet me shumë kujdes që të jetë  i saktë. Ka respektin maksimal për këtë gjuhë ndaj dhe e folura perfekte është pjesë e respektit, kështu që ai çfarë ka thënë në mesazhe, bëhet në gjuhen shqipe, por dhe kjo me përpjekje sepse nuk është e lehtë nga ana e tij. Angazhimet e vazhdueshme, problemet qe ka ndjekur nuk i kanë dhënë kohën e as luksin që të merrej dhe t’i përkushtohej gjuhës, këtu nuk ka asgjë të çuditshme.

Por ata që shtrojnë pyetjen kur do të kemi ne mundësinë që të kemi një Kryepeshkop shqiptar, kjo është një tjetër temë.  Sot ne kemi katër peshkop shqiptarë . Thjeshtë për krahasim, në Kishën Katolike në Shqipëri ende nuk kemi një shqiptar nga Shqipëria të bërë peshkop, por janë nga Kosova, Mali i Zi apo Arbëria, ndërsa në kishën ortodokse janë katër shqiptar nga Shqipëria, ndër ta edhe unë. Madje edhe ne që jemi bërë, jemi në moshë të re. Nuk para bëhet dikush peshkop në moshën që jemi ne. Madje kur ne jemi jashtë, dhe kur u themi që jemi peshkop, nuk na besojnë. Na shohin me dyshim nëse jemi shprehur mirë apo jo. Dhe sepse ka një moshë të caktuar kur bëhesh peshkop dhe aq më tepër kur duhet të bëhesh Kryepeshkop. Kërkon një përgatitje të gjatë, kërkon një bazë dijesh dhe përgatitje. Fundja ne sot e kësaj dite nuk kemi kandidatë për peshkop, jo më për Kryepeshkop. Për peshkop ne kemi dy tre veta. Është një problem që askush nuk e mendon por nëse do të futemi në problemet që ka Kisha Ortodokse, ky është një nga problemet që ne kemi”.

Dritan Shano për pasaportën e Anastasit: “Në vitet 1991-1992 kryepeshkopi shihej shumë herë më me dyshim se sa sot. Ai detyrohej të kthehej mbrapsht në Greqi se i mbaronte viza. Në moment që këto problemet e vizës mbaruan kur u kthye këtu, në vend të kishës gjeti një gropë  të madhe ku ai u dedikua për ndërtimin e Kishës  më shumë se sa mësimit të një gjuhe të huaj”.

Janullatusi vazhdon të mos ketë nënshtetësinë shqiptare?

“Nënshtetësinë shqiptare nuk ka mbetur këngëtar, sportist apo dhe aktorë pa e marrë por ai që na shërben ne, me devotshmëri, nuk gjykohet nga autoritetet shqiptare për t’u pajisur me vizë”.

Ka një përgjigje zyrtare për këtë?

“Nuk ka një përgjigje zyrtare. Por në mënyrë jo zyrtare është, për mendimin tim dhe unë e thashë këtë, se trashëgimia osmano-komuniste e ngulur thellë në subkoshiencën e shqiptarëve nuk do ta lejojë këtë gjë. Askush nga shqiptarët nuk do të ketë guximin që ta  bëjë këtë gjë.  Ne si besimtarë ia kemi dhënë nënshtetësinë, ne kemi firmosur deklarata në ato momente kur disa mendje të nxehta donin ta përzinin dhe ajo është nënshtetësia që ai do dhe e ka mirëpritur me lot në sy.  Për të treguar që jemi pjekur si komb dhe për të treguar se vërtetë jemi shtet laik duhet të hedhim atë hapin e vogël të cilin me çdo berber të huaj që vjen në Shqipëri e kemi bërë”.

Përse quhet Kisha ortodokse e Shqipërisë?

Hiresia Andoni: “Kisha Ortodokse nuk mund të quhet e shqiptarëve por e Shqipërisë se ne nuk mund t’i përjashtojmë ata që janë minoritete greke nga kisha. Do të ishte një rrezik i madh kjo që t’i përjashtojmë. Kisha prandaj është autoqefale; që brenda kufijve shtetërorë të quhet e pavarur dhe kisha ortodokse e ka jetike dhe të dosmosdoshme që t’i përfshijë të gjithë këto komunitete. Në Greqi kisha quhet kisha ortodokse e Greqisë. Ka një arsye historike për ne që kisha quhet autoqefale e që u theksua e pavarur, po e pavarur nga kush? Kjo u theksua per shkak të minoriteteve të ortodoksëve në Shqipëri. Shqipëria nuk është në shumicë ortodoksë, kështu që u pa nevoja të shpallej e pavarur edhe nga komunitetet e tjera por dhe nga politika, prandaj u theksua në autoqefali”.

Ndërtimi i kishës

Që nga viti 1992, një nga përpjekjet e peskopit ishte edukimi i brezit të ri të klerikëve në Shqipëri, në mënyrë që të mos vinte nga influenca të vendeve të ndryshme. Ishte e dosmosdoshme që të ruanim traditën që ishte këtu dhe që klerikët të rriteshin po me të njëjtat probleme që kishte popullsia. Që nga viti 1992 ne kemi brezin e ri të klerikëve shqiptarë, të cilët pasi mbarojnë studimet e mesme, ndjekin ato teologjike, një status që s’e ka pasur asnjëherë kisha ortodokse. Një pjesë e mirë e studentëve u dërguan me studime. Ato që ishin me nota maksimale u dërguan në disa universitete teologjike me shpresën që edhe ne të kemi shkollën tonë. Nga një akademi teologjike siç njihet, tashmë një një shkollë të lartë që edhe studentët tanë të kenë mundësinë të arsimohen këtu.

Sfidat e Kishës

Hirësia Andoni: “Sfida e kishës ortodokse sot është pavarësia ekonomike. Kisha greke nuk na ka ndihmuar dhe nuk ka ndërtuar qoftë edhe një kishë në Shqipëri. Për shkak se kryepeshkopi Anastas ishte një personalitet në Greqi, ishte edhe kandidat për akademinë e shkencave në Athinë, i cili kishte një aktivitet  që në vitet 70-të. Pati një solidarizim me të dhe ai diti ta shfrytëzonte këtë në shërbim të kishës. Kryepeshkopi diti të prezantonte më së miri nevojat e kishës autoqefale dhe madje kemi patur raste që njerëzit që ai nuk i ka njohur. kanë dhënë pasurinë e tyre për kishën ortodokse të Shqipërisë.

Njerëz të panjohur kanë dhënë kontribute të konsiderueshme. Por nevojat janë akoma për kishat, kanë nevojë për mirëmbajtjen e tyre, sidomos ato që janë monumente kulture për të cilat kemi shpenzuar miliona euro për mirëmbajtjen e tyre, për të cilën kemi paguar edhe taksë. Kjo është paradoksale.  Është vështirë që ti tregosh dikujt që unë do të restauroj një kishë por do të paguaj edhe taksa për to. Është shteti që duhet na subvenciononte por është e kundërta.

Hirësi kur ju thërrasin në aktivitete të rëndësishme, për harmoninë fetare, që në fakt është shumë mirë që promovohet, a nuk e ngrini zërin edhe për këto probleme?

Është një negociate e vazhdueshme Ne kemi bërë një marrëveshje në vitin 2009 dhe ende nuk janë implementuar ato pika të marrëveshjes që tashmë janë në ligj. Kemi  kishën e Përmetit që ka mbetur në një gjendje të mjerueshme që nuk i është dhënë akoma zgjidhje. Kemi problemet me rrethimin e katedrales që ende nuk është mbyllur”.

E zgjidhët çështjen e rrethimit?

Hirësia Andoni: “ Ka një tension, por me negociatë dhe me mirëkuptim përherë gjenden zgjidhje por prandaj duhet vëmendja. Jo vetëm të përdoren institucionet fetare si dekor i harmonisë por shteti duhet të jetë i pari që të duhet të respektojë komunitetet fetare. Duhet të jetë dhe ndjeshmëria. Ashtu si edhe për komunitetin mysliman që ende nuk ka një xhami qendrore ku të falen, ashtu duhet të jetë ndjeshmëria për zgjidhjen e këtyre nevojave që për ne janë bazike”.

Por a u zgjidh problemi i rrethimit?

Hirësia Andoni: “Ende nuk ka marrë një formë që të jetë e pranueshme edhe për ne. Ne kërkojmë që të ruhet objekti dhe shenjtëria e vendit. Të shikojmë se si do të zgjidhet.  Me projektin që kanë bërë duam që të sigurohen këto dy gjëra”.

Negociatat me kë po i bënin?

Hirësia Andoni: “Me qeverinë dhe firmën e cila ka marrë përsipër të bëjmë punimet. Jemi në negociatat për zgjidhje”.