Fillimet tona

    Si pjesë e Fondacionit “Fryma e Dashurisë”, themeluarme iniciativën e Fortlumturisë së Tij Anastasit, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, çeli dyert në vitin 2005, për të gjithë fëmijët e moshës 7–15 vjeç, shkolla 9-vjeçare shqiptaro-greke “Frymë Dashurie”, në Durrës.
 

                                                   Filozofia jonë

     Qëllimi i shkollës sonë është të hedhë bazat e zhvillimit të personalitetit të fëmijës në përputhje me nevojat dhe prirjet e tij si autor i shoqërisë. 

     Shkolla gjithashtu përpiqet për formimin e dëshirës, të shkathtësive dhe të shprehive të nevojshme për punën mësimore dhe kultivimin e zhvillimit të tij emocional e shoqëror, duke e përgatitur atë shkallë-shkallë për veprime të pavarura në mjedisin rrethues dhe për të vendosur bazat e arsimit dhe të komunikimit me të gjithë.

                                                          Misioni ynë                                     

    Si një bashkësi ndërmjet nxënësve, mësuesve dhe familjes ne do të edukojmë nxënësit me një atmosferë të ngrohtë dhe respekti të ndërsjellë, duke i inkurajuar të shkëmbejnë idetë e të nxisin vetëbesimin. 

    Ne do t’u ofrojmë materiale edukative nëpërmjet aktiviteteve krijuese dhe të këndshme që venë në përdorim logjikën.

Me qëllim që ata të mësojnë në mënyrë aktive, ne do t’u japim nxënësve mjetet e duhura për t’u përgatitur për një arsim të mëtejshëm dhe për t’i përballur me sfidat e së ardhmes, duke i aftësuar në mendimin kritik, në zgjidhjen e problemeve, në përdorimin e kompjuterit dhe gjuhës greke. 

     Do t’u krijojmë një mjedis që i lejon nxënësit të kenë shumë shpejt rezultate të dukshme dhe ti përgatisë ata për një jetë të suksesshme.

Ne ofrojmë:

  • Klasa të vogla

  • Vëmendje të veçantë për çdo nxënës me mësues dhe asistentë

  • Metoda mësimi krijuese, që kanë në qendër të vëmendjes psikologjinë fëminore, duke zbatuar teknikat bashkëkohore

  • Mësues të profilizuar e të kualifikuar në lëndët përkatëse

  • Mësim të gjuhës greke

  • Kompjutera për përdorim dhe përgatitje

  • Bibliotekë të pasur me libra të niveleve të ndryshme


                                                            Pranimi:

    Pranimi bazohet në përgatitjen dhe aftësitë që nxënësi do të ofrojë. Nxënësit duhet të aplikojnë në muajt Maj-Gusht për vitin e ri shkollor. Kontaktoni shkollën për informacion mbi aplikimin dhe pagesën.

    Për informacion mbi aplikimin dhe pagesën mund të kontaktoni në adresën e mëposhtme:

 

“Frymë Dashurie”
Shkolla 9-vjeçare jopublike

Adresa: Lagja 1, Rr. “Taulantia”, 
pranë Kishës së Shën Gjergjit, Durrës
Cel. +355 68 20 71 633