UNGJILLI – Marku 14:3-9.

Edhe ndërsa ai ishte në Betani, në shtëpinë e Simon lebrozit, duke ndenjur në tryezë, erdhi një grua që kishte një alabastër me vaj ere prej nardi të thjeshtë e shumë të shtrenjtë; dhe si e theu alabastrin, e derdhi vajin mbi kryet e tij.

Edhe ishin ca veta që zemëroheshin në veten e tyre e thoshin: Pse të humbasë ky vaj ere? Sepse ky mund të shitej mbi treqind dinarë dhe t’u jepeshin të varfërve; edhe zemëroheshin kundër saj. Po Jisui tha: Lëreni; pse e mundoni? Punë të mirë bën për mua. Sepse të varfërit i keni gjithnjë me veten tuaj, dhe kur të doni, mund t’u bëni mirë atyre; po mua nuk më keni gjithnjë.

Atë që mundi, ajo e bëri; arriti që përpara të lyejë me vaj ere trupin tim për varrimin tim. Me të vërtetë po ju them juve: Kudo që të predikohet ky ungjill në gjithë botën, edhe ç’ bëri kjo do të flitet për kujtim të saj.