APOSTULLI – 1 Joani 2:7-17.
Vëllezër, nuk po ju shkruaj urdhërim të ri, po urdhërim të vjetër, të cilin e kishit që në fillim: urdhërimi i vjetër është fjala që dëgjuat që në fillim. Përsëri po ju shkruaj një urdhërim të ri, i cili është i vërtetë në atë dhe në ju; sepse errësira shkon, edhe drita e vërtetë po ndrit. Ai që thotë se është në dritë, edhe urren të vëllanë, në errësirë është deri tani. Ai që do të vëllanë qëndron në dritë, edhe skandal nuk ka tek ai. Po ai që urren të vëllanë, është në errësirë, edhe në errësirë ecën, edhe nuk di se ku shkon, sepse errësira i verboi sytë.
Po ju shkruaj juve, djema, se u ndjenë mëkatet tuaja për hir të emrit të tij. Po ju shkruaj juve, etër, sepse e keni njohur atë që është që në fillim. Po ju shkruaj juve, djema, sepse e keni njohur Atin. Ju shkrova juve, etër, sepse e keni njohur atë që është që në fillim. Ju shkrova juve, djalosha, sepse jeni të fortë, edhe fjala e Perëndisë mbetet tek ju, edhe e keni mundur të ligun.
Mos doni botën, as ato që janë në botë. Në do ndonjë botën, dashuria e Atit nuk është në atë. Sepse çdo gjë që është në botë, dëshirimi i mishit, edhe dëshirimi i syve, edhe madhështia e jetës, nuk është prej Atit, po është prej botës. Edhe bota shkon, edhe dëshirimi i saj; po ai që bën dëshirën e Perëndisë mbetet përjetë.