– Apostulli – 1 Korinthianëve 4:17-5:5.

 

Prandaj ju dërgova Timotheun, i cili është biri im i dashur dhe besnik në Zotin; ky do t’ju sjellë juve ndër mend udhët e mia që janë në Krishtin, siç mësoj kudo në çdo kishë.

Po disa u krekosën, sikur unë s’do të vija tek ju. Po shpejt do të vij tek ju, në dashtë Zoti, edhe do të njoh jo fjalën e atyre që mburren, por fuqinë. Sepse mbretëria e Perëndisë nuk është në fjalë, po në fuqi. Ç’doni? Me shkop të vij tek ju, apo me dashuri e me shpirt butësie?

Gjithandej dëgjohet ndër ju imoralitet, edhe i tillë imoralitet që as ndër kombet nuk bëhet fjalë, aq sa një të ketë gruan e të atit. Edhe ju u krekosët e nuk vutë kujën, që të dëbohet nga mesi juaj ai që bëri këtë punë?

Sepse unë, ndonëse s’jam aty me trupin, me shpirtin jam aty, dhe si i pranishëm kam gjykuar tashmë për atë që bëri një punë të tillë, që, në emrin e Zotit tonë Jisu Krisht, pasi të mblidheni ju dhe shpirti im me fuqinë e Zotit tonë Jisu Krisht, t’ia dorëzoni të këtillin Satanait për shkatërrimin e mishit, që t’i shpëtojë shpirti në ditën e Zotit Jisu.