– Ungjilli – Mateu 22:35-46.
Edhe një mësues ligji nga ata, e pyeti duke e ngacmuar atë, e duke thënë: Mësues, cili urdhërim është më i madhi në ligj? Edhe Jisui i tha atij: “Të duash Zotin Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, dhe me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde”. Ky është urdhërimi i parë dhe i madh. Edhe i dyti i ngjashëm me të është: “Të duash të afërmin tënd si veten tënde”. Gjithë ligji dhe profetët varen nga këto dy urdhërime.
Edhe ndërsa ishin mbledhur Farisenjtë, Jisui i pyeti, duke thënë: Ç’mendoni ju për Krishtin? I biri i kujt është? I thonë: I Davidit. U thotë atyre: Si pra Davidi në Frymë e quan atë Zot, duke thënë: “I tha Zoti Zotit tim: Rri në të djathtën time deri sa të vë armiqtë e tu nënkëmbëse të këmbëve të tua”? Në qoftë pra se Davidi e quan Zot, si është i biri i atij? Edhe asnjë nuk mundej t’i përgjigjej ndonjë fjalë; as nuk guxoi ndonjë që atë ditë ta pyesë më.