– Albert Laham, nga Patrikana e Antiokisë, ish-zëvendëspresident nga viti 1958-1964 dhe nga viti 1964-1977 ish president i Syndesmos.
Fillimet e saj lëvizja rinore e Patrikanës së Antiokisë i ka në vitin 1942. Ajo pati kontributin e shumë të rinjve teologë ose jo, sidomos të atyre që duke studiuar jashtë vendit, ranë në kontakt me lëvizjet rinore Orthodhoksë të kishave të tjera. Këtu mund të përmendim Patriarkun e sotëm Ignatin, Mitropolitin e Libanit Zharxh Kodr etj.
Që në fillimet e saj Syndesmos u konsiderua si një lidhje uniteti mes kishave e grupeve të ndryshme me synim rinovimin shpirtëror të të rinjve orthodhoskë. Duke filluar nga rinia, ajo do të bënte rinovimin e tërë komunitetit dhe më tej duke u përgatitur për ekumenizmin dhe dëshminë Orthodhoksë në botë. Kjo ishte ideja e parë e Syndesmos që në hapat e para të saj.
Në vitin 1961, u theksua edhe aspekti i misionarizimit. Në Asamblenë e Bejrutit, nga teologu Xhon Majendorf, më pas u krijua “Porefthendes”, e drejtuar nga Kryepiskopi Anastas, me veprimtari Misionarë.
– Cilat janë arsyet e të qenit të Syndesmos dhe detyrat për të ardhmen?
– Sot e gjithë bota po bëhet një. Kujdes. Kur si President i Syndesmos shkova në Amerikë më 1966, të bindja lëvizjet Orthodhoksë rinore amerikane të bashkoheshin me Syndesmos ata pyetën. Pse? Përgjigjja ishte së në jemi një kishë, kemi një jetë shpirtërore, sepse njerëzit tanë bëjnë të njëjtat pyetje për besimin, doktrinën, ndjekin të njëjtën Liturgji, janë objektiv i sulmeve të njëjta. Ata janë të shqetësuar për çka ngjet në botë the së si duhet t’i përgjigjemi. Pyetja është jo pse duhet të jemi të bashkuar, por pse duhet të jemi të ndarë nëse jemi një Kishë.
Edhe kjo Asamble, si çdo tjetër, pas fjalimeve, fjalës kryesore, që u mbajt nga Kryepiskopi Anastas, është të vërë gjithë pjesëtarët e lëvizjes së bashku, sipas statutit; për të zgjedhur një bord të ri, presidentin e zëvendëspresidentët. Por njëkohësisht, ky është edhe një rast për shkëmbim përvoje, meqë gjithë lëvizjet janë këtu të mbledhura. Kemi parë së u krijuan një sërë grupesh për të diskutuar, një sërë çështjesh të ndryshme praktike të punës me rininë, si festivalet, përgatitja e lidershipit rinor etj, apo çështje që shqetësojnë dëshminë e orthodhoksëve të rinj në dësh-mitë e tjera në botë sot.
– Përshtypjet tuaja rreth organizimit?
– E para është ringjallja e Kishës në Shqipëri. E njoh Kryepiskopin Anastas prej 40 vjetësh dhe e kam vlerësuar dhe dashur atë si misionar, si episkop dhe shërbëtor të kishës dhe lutem për të në çdo Liturgji, që Zoti t’i japë jetë e forcë që të vazhdojë veprën e tij. Është një fat i madh që keni një primat të orthodhoksisë, që vjen nga fusha Misionarë.
Shoh rrotull dhe kur vërej gjithë këtë kompleks që ka lindur nga gërmadhat e Kishës Shqiptare, falënderoj Perëndinë. Siç thashë në ato pak fjalët e mia në Asamble, kjo me siguri është rezultati i gjakut dhe lotëve të orthodhoksëve të persekutuar në Evropën Lindore. Tertuliani, një nga teologët e parë të mëdhenj të kishës në shek. III, ka thënë së gjaku i martirëve është simboli i të krishterëve. Pikërisht kjo, i sjell Kishës atë përvojë që vjen nga lotët dhe gjaku i martirëve dhe konfesorëve. Të rinjtë janë të thirrur të reflektojnë për këtë trashë-gimi dhe ta kthejnë atë në një flakë për të gjithë komunitetin.
Unë falënderoj Perëndinë që Kryepiskopi i Shqipërisë e drejtoi gjithë komunitetin drejt këtij vizioni.
Çdo herë që vij në Asambletë dhe shoh gjithnjë e më shumë njerëz të vijnë gjithnjë e nga më shumë vende, me të njëjtin shpirt dashurie, me të njëjtin shpirt besimi, me të njëjtin sens të dashurisë para Perëndisë së zemrave të tyre, gëzohem dhe e ndjej veten të rinovuar nga këta të rinj që i janë përkushtuar zotit Jisu Krisht. Është një gjë e madhe t’i bësh ata këtu së bashku, të punojnë së bashku, të luten së bashku, të luajnë së bashku, të këndojnë së bashku, të mendojnë së bashku për problemet e tyre, të përfitojnë nga përvoja e tyre, në vende të ndryshme.
Korresp. i “Ngjallja”