– Ungjilli – Marku 1:23-28.

 

Edhe ishte në sinagogën e tyre një njeri që kishte frymë të ndyrë, edhe bërtiti duke thënë: Ah! Ç’ka mes nesh dhe teje, Jisu Nazaretas? Erdhe të na humbasësh? Të di cili je, Shenjti i Perëndisë. Po Jisui e qortoi, duke thënë: Mbyll gojën dhe dil nga ai. Edhe fryma e ndyrë, si e shkundi fort dhe bërtiti me zë të madh, doli nga ai.

Edhe të gjithë u habitën, sa që bisedonin njëri-tjetrin, duke thënë: Ç’është kjo? Ç’është ky mësim i ri? Sepse me pushtet urdhëron edhe frymët e ndyra, edhe i binden. Edhe menjëherë fama e tij u përhap nëpër gjithë vendin rreth Galilesë.