Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës z. Flamur Bime e ftoi Kryepiskopin Anastas, pas të vizitojë selinë e bashkisë, vizitë që u realizua të hënën në mëngjes. Kryetari i Bashkisë dhe dy nënkryetarët e pritën përzemërsisht Kryepiskopin dhe vijoi një bisedë e ngrohtë. Kryetari i Bashkisë u shpreh me fjalët më të ngrohta për veprën e Kryepiskopit Anastas për ringritjen e Kishës Orthodhokse në vendin tonë, por edhe për veprimtarinë publike më në përgjithësi dhe në mënyrë specifike në promovimin dhe thellimin e vazhdueshëm të përvojës së vyer të bashkekzistencës dhe bashkëpunimit të komuniteteve fetare. Foli gjithashtu për perspektivën që hapet edhe për komunitetin Orthodhoks në Gjirokastër me ndërtimin e Kishës së re Katedrale të Ngjalljes së Zotit, si edhe kompleksin arsimor që do ta shoqërojë.
![]() Kryepiskopi, në përgjigje të mirëseardhjes së ngrohtë, foli për interesimin me të cilin ndjek veprën që po realizohet në qytet, si një portë hyrëse e rëndësishme e Shqipërisë. Në veçanti, ai iu referua çështjes së trashëgimisë kulturore që Gjirokastra e ka të pasur dhe se Kisha Orthodhokse e ka dhënë e para shembullin, jo thjesht duke blerë një kompleks banesash tradicionale dhe duke e restauruar atë, por, kryesisht, duke i ridhënë jetë, duke e përdorur atë si qendër administrative e shkollë.
Kryepiskopi pati gjithashtu rastin të theksojë se si Kisha e re, si edhe ndërtesat e tjera të kompleksit që do të ndërtohet janë projektuar me kujdes dhe do të zbatohen me ritme intensive, por sidomos me merak, në mënyrë që të zbukurojnë qytetin.
U theksua se takime të kësaj natyre dhe në veçanti bashkëpunimi mes autoriteteve lokale dhe Kishës janë në dobi të komunitetit dhe të qytetit, janë në mbështetje të perspektivës për përmirësimin e jetës së qytetarëve të tij. Në këtë kuadër, z. Bime e falënderoi Kryepiskopin për dhurimin së fundmi, për Bashkinë të një numri koshash për mbeturinat urbane, në kuadër të një programi mjedisor.
Kryepiskopi shoqërohej nga Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri.
Kjo vizitë u pasqyrua në mënyrë të zgjeruar në median lokale me komentet më të mira për punën dhe gjithçka që ofron në Gjirokastër dhe komunitetin lokal të saj Kisha Orthodhokse e personalisht Kryepiskopi. |
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës z. Flamur Bime e ftoi Kryepiskopin Anastas, pas të vizitojë selinë e bashkisë, vizitë që u realizua të hënën në mëngjes. Kryetari i Bashkisë dhe dy nënkryetarët e pritën përzemërsisht Kryepiskopin dhe vijoi një bisedë e ngrohtë.
U theksua se takime të kësaj natyre dhe në veçanti bashkëpunimi mes autoriteteve lokale dhe Kishës janë në dobi të komunitetit dhe të qytetit, janë në mbështetje të perspektivës për përmirësimin e jetës së qytetarëve të tij.