Të Shtunën e Madhe të Shenjtë u kremtua varrimi i Hyjtrupshëm të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, dhe zbritjen e tij në Ferr, me anën e të cilave qenia jonë u thirr prej prishjes dhe shkoi te jeta e amshuar.

   E shtuna e Madhe dhe e Shenjtë është dita e cila bashkon të Premten e Madhe, përkujtimin e Kryqit me ditën e Ngjalljes së Tij. Përpara Ngjalljes zë vend një ngjarje në të cilën dëshpërimi transformohet në gëzim. E Shtuna e Madhe është pikërisht kjo ditë e transformimit, dita e fitores mbi vdekjen. Gjatë ditës ne soditim vdekjen e vetë vdekjes. E gjithë kjo është shprehur në shërbimin e të Shtunës së Madhe. Në mëngjes, zakonisht e kënduar të Premten në darkë, shërbesa filloi me “Lavdërimet” e kënduara përpara Epitafit në qendër të kishës.

    Një himn thotë: “Sot varri mbajti atë që mbajti krijimin në duart e tij. Një gur mbulon atë që mbuloi qiejt me lavdi. Jeta fle dhe ferri dridhet dhe Adami çlirohet nga pranga e tij”.


    Në fund të shërbesës, të gjithë shkojnë me Epitafin jashtë, rreth kishës duke kënduar “Shenjt Perëndi”, pikërisht ashtu si mund të bëhet në një shërbesë funerali. Perëndia vdiq në Kryq, por Ai akoma nuk është i vdekur. Ai i cili vdiq, Fjala e Perëndisë, është vetë Jeta, e shenjtë dhe e pavdekshme. Vargani ynë përgjatë natës nënkupton që Ai tani buron nëpërmjet errësirës së ferrit, duke i shpallur Adamit dhe të gjithë të vdekurve ardhjen e Ngjalljes së Tij, në të cilën edhe ata janë thirrur që të gëzojnë. Në mëngjesin e të Shtunës së Shenjtë ndiqet Mëngjesorja dhe Liturgjia e Shenjtë e Shën Vasilit. Shërbesa e këtij mëngjesi ka një karakter të fortë pagëzimi, e reflektuar kjo në periudhën kur ky mister i Pagëzimit u zbatua Natën e Pashkës. Tri temat që dominojnë në tekstet e Mbrëmësoreve janë të lidhura me Pashkën, Ngjalljen dhe fillimin e pagëzimit.