Në një atmosferë festive, pas Liturgjisë Hyjnore, u përkujtua 50-vjetori i fjetjes së Imzot Theofan Nolit (13 mars 1965). Me këtë rast u krye Shërbesa e Përshpirtjes, që u drejtua nga Episkopi i Apollonisë, Hirësi Nikolla. Pastaj, të pranishmit morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit të Imzot Theofanit rrugës pranë kishës.
Gjithashtu, vijoi edhe një program i pasur me himne kishtare, poezi dhe referate në lidhje me jetën dhe veprën e Imzot Theofan Nolit. Veprimtaritë u kryen me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqiperisë, Imzot Anastasit. Në këto aktivitete morrën pjesë Kryetari i Bashkisë së Durrësit z.Vangjush Dako, autoritete vendore, përfaqësues të komuniteteve fetare, intelektualë dhe besimtarë të shumtë.
Çaste nga veprimtaritë në perkujtim të Imzot Theofan Nolit
Video për veprimtaritë: Top Channel – https://www.youtube.com/watch?v=ZuoJsgS9F5c