Sapo ka dalë në qarkullim numri XV i revistës “Tempulli”. Lexuesit do të njihen edhe në këtë botim të ri me materiale të dobishme teologjike, kulturore, historike etj., të shkruara nga pena të spikatura. Vlen të veçohen disa artikuj shkencorë e kulturorë, studimore për letërsinë e gjuhën dhe muzikologjinë. Imazhi i kësaj reviste përcjell një dimension të gjerë jo vetëm publicistik, por edhe historik, duke u bërë pikë reference brenda dhe jashtë ambientit kishtar.
Revista “Tempulli” edhe këtë numër sjell para publikut artikuj informues e analitikë në rubrikat: Teologji, Arkeologji, Gjurmime, Esse, Kritikë letrare, Refleksione, Përkthime dhe Kronikë Kulturore. Disa nga penat e mirënjohura të këtij numri janë: Prof. dr. Petrika Lera, Dr. Kristofor Naslazi, Vladimir Toroveci, Petrika & Marisa Trako etj. Revista mirëpret bashkëpunime dhe punime cilësore, duke ofruar mundësi.
“Tempulli” është botim periodik që botohet në Korçë, dhe shpërndahet në enoritë kryesore të Kishës sonë e më gjerë. Edhe në këtë numër të ri, revista çel horizonte të reja për kulturën e lexuesit të saj, që e vlerëson për thjeshtësinë në formë dhe përmbajtjen cilësore.