Periudha e verës është një gëzim i veçantë për të rinjtë dhe të rejat orthodhokse. Është bekim i madh që ata marrin pjesë në një nga veprimtaritë më të mëdha që organizon Kisha jonë për formimin dhe edukimin e brezit të ri. Sivjet, kampet kanë nisur në muajin qershor dhe do të përfundojnë në fillim të muajit gusht. Për djemtë është menduar ndjekja e traditës në Manastirin e Hirshëm “Fjetja e Hyjlindëses” në Zvërnec të Vlorës. Tre kampe, për fëmijët, gjimnazistët dhe studentët do të presin me qindra të rinj nga të gjitha enoritë. Ndërkohë edhe për vajzat do të ndiqet itinerari i zhvillimit të tre kampeve në Manastirin e Hirshëm “Shën Joan Vladimiri”, pranë Elbasanit. Programi do të jetë i larmishëm dhe nuk do të mungojnë as risitë, të cilat i tërheqin të rinjtë për zhvillimin e jetës së tyre shpirtërore dhe sociale.
    Kampet do të zhvillohen nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, i cili i konsideron kampet si “shkolla veror”. Ky është viti i 14-të i zhvillimit të këtyre kampeve dhe mbetet një prej aktiviteteve më të shumëpritura jo vetëm nga të rinjtë, por nga i gjithë komuniteti orthodhoks.
 
    Ja cilat janë datat kur do të zhvillohet këto kampe:
 
Për djemtë:   Kampi I   – 21 qershor – 1 korrik
                     Kampi II  –  9 korrik – 19 korrik
                     Kampi III – 26 korrik – 4 gusht
 
Për vajzat:     Kampi I  –  1 korrik – 10 korrik
                     Kampi II  – 13 korrik – 22 korrik
                     Kampi III – 26 korrik – 4 gusht