Kryepiskopi Joan uron Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë & Kryegjyshin Botëror Bektashian për Fitër Bajramin.
Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë sot, më 20 mars 2026, vizitoi dhe uroi Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiun dhe Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj për festën e tyre të Fitër Bajramit. Vizitat e urimit u zhvilluan në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë, Tiranë.
——————
Foto Album