Dita e tretë e Konferencës Ndërkombëtare me temë: “Kryepiskopi Anastas, madhështia në të bërët dhe në të mësuarit”. Mt.5:19
Sot më 24 janar 2026, nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, vazhdoi punimet Koferenca Ndërkombëtare me rastin e njëvjetorit të jetëndërrimit të Kryepiskopit të lumur Anastas, e organizuar nga Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës i Kolegjit Universitar “Logos”.
Sesionet e sotme me temë: “Shembulli i Shqipërisë”, u moderuan
nga Prof. Emer. Dimitra Koukoura dhe Dr. George Gaitanos, drejtuesi i Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës, në Shën Vlash, Durrës.
Në këtë sesion referuan klerikë, theologë dhe studiues të vendit tonë, të cilët iu përqendruan rastit të Shqipërisë dhe veprës shumëdimensionale të Kryepiskopit të lumur Anastas.
Foto Album