APOSTULLI – 1 Thesalonikasve 3:9-13

Sepse çfarë falënderimi mund t’i japim Perëndisë për ju, për gjithë gëzimin, me të cilin gëzohemi për ju përpara Perëndisë sonë, natë e ditë duke u lutur shumë që të shohim fytyrën tuaj, edhe të plotësojmë të metat e besimit tuaj?

Po vetë Perëndia dhe Ati ynë, edhe Zoti ynë Jisu Krisht, na drejtoftë udhën tek ju. Edhe Zoti shtoftë dhe teproftë dashurinë tuaj për njëri-tjetrin dhe për të gjithë, sikurse edhe ne kemi për ju; për të forcuar zemrat tuaja të paqortueshme në shenjtëri, përpara Perëndisë dhe Atit tonë, në ardhjen e Zotit tonë Jisu Krisht bashkë me gjithë shenjtorët e tij.