Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit edhe gjithë Shqipërisë Fortlumturia e Tij Imzot Joani pret në takim Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Z. Blendi Gonxhe. 08.07.2025

Më poshtë po publikojmë postimin e Z. Blendi Gonxhe së bashku me fotot në rrjetin e tij social FB:

Takova sot Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e tij Joanin, për një bashkëbisedim të çmuar mbi rëndësinë e aseteve dhe pavarësisë ekonomike në fuqizimin e kapaciteteve misionare.

Midis fjalëve të tij frymëzuese dhe urtësisë, folëm dhe ndamë ide për përditësimin e bashkëpunimit me theks trashëgiminë kulturore, objektet monumentale si dhe çështjet humane e sociale.

I shpreha gatishmërinë e MEKI dhe vlerësimin për kontributet e derisotshme, duke nisur punën menjëherë për projektet në vijim.

Mes vrapit të përditshëm ishte një ndalesë shpirtërore me shumë vlerë.

 


Foto Album