Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, mirëpret Kryetaren e Kuvendit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, 02.07.2025

 

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku u prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.

Gjatë takimit, znj. Spiropali përcolli urimet e saj për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe për mbarë besimtarët ortodoksë të vendit. Ajo vlerësoi lart rolin shpirtëror dhe shoqëror të Kishës, duke theksuar:
“Kthjelltësia hyjnore dhe urtësia e Fortlumturisë së Tij, Joan, na frymëzojnë për të fuqizuar përmasën shpirtërore në punët e detyrat tona të përditshme, si qytetarë, shërbyes publikë dhe politikanë.”

Vizita u zhvillua në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe atyre fetare në jetën shoqërore të vendit.


Foto Album