– Dëshmor I Madh Gjergj Trofeprurësi –
“Kur ishte 10 vjeç, i vdiq i ati, zyrtar nga Kapadokia, kështu që nga Armenia, ku jetonin atëherë, u zhvendos me nënën e tij” në atdheun e saj, Diospoli (Lidha, Lod) të Palestinës. Megjithëse vetëm 20 vjeç dhe tashmë fare jetim, ishte kont i ushtrisë romake. Gjatë përndjekjeve, kur zbuloi besimin e tij, u torturua nga perandori Dioklecian (284–305). E shpuan me shtizë, e shtypën me gurë dhe e kaluan në “rrotë” (Atë që torturonin e lidhnin të tendosur mbi një rrotë. Kur rrota rrotullohej, trupi shqyhej nga thikat dhe ganxhat që ishin poshtë vertikalisht).
Ndërkaq një engjëll e shpëtoi, kështu që besuan shumë veta dhe ua prenë kokat. U ndriçuan më shumë njerëz, sapo doli përsëri i paprekur nga një gropë gëlqereje. Më pas eci me këpucë hekuri të skuqur me gozhdë nga brenda, u rrah me kërbaç dhe iu dha helmi i magjistarit Athanas, të cilit iu pre koka, sepse u kthye duke e parë atë të mos dëmtohet, dhe madje të ngrejë një të vdekur.
Ngjalli një ka të bujkut të varfër, Gliqeri. Bujkun e varfër e therën. Në të njëjtën mënyrë u konvertua dhe mbretëreshë Aleksandra (21 prill). Së fundi, dëshmori i madh, në vend që t’iu falej idhujve të një tempulli, i bëri që të thyhen përtokë në prani të monarkut, i cili, i turpëruar, dha urdhër dhe ia prenë kokën.
Natën Trofeprurësi kishte parë në ëndërr në burg Zotin ta kurorëzonte, kështu që e kuptoi dhe porositi shërbëtorin e tij që ta varrosnin në Lidha sipas të tjerëve u martirizua atje. Sipas një tradite vrau një dragua, i cili nuk lejonte që të merrnin ujë nga liqeni, afër të cilit kishte strofkën, vetëm në rast se i jepnin njerëz për ushqim!
Stratilati (kryegjenerali) i shumëhimnizuar dhe shumë-mrekullibërës, u nderua kudo qysh herët, ndërsa kishat e tij u ndërtuan që në shekullin e 4-t. Kujtimi i tij, kur bie brenda Kreshmëve të Mëdha, transferohet të Hënën e Pashkës, për t’u festuar në mënyrë të ndritshme. Veç kësaj, më 3 nëntor festojmë vendosjen e trupit në një kishë të tij madhështore, e cila u ngrit në Lidha, sapo pushuan përndjekjet, dhe që u inaugurua në të njëjtën ditë.
Emri i tij (d.m.th. ara ose bujqësor) mendojmë se përbën një jehonë të Letrës së Parë drejtuar Korinthianëve 3.9: “Ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë”.
* * * * *
– Dëshmor Therini Në Butrint (Sarandë) –
Gjatë persekutimit të Decit (250), guvernatori Filip u dërgua në Butrint, në krahinën e Thesprotisë (Epiri i Vjetër), përballë ishullit të Korfuzit, për ta detyruar popullsinë t’u falej idhujve të perandorit. Në mes të turmës, një i krishterë me emrin Therin/Terin, i shquar për virtyte dhe lëmosha, ngriti zërin, për t’u tallur me hyjnitë pagane, që nuk janë gjë tjetër veçse mashtrime demoniake.
E arrestuan menjëherë dhe e çuan te guvernatori, para të cilit Terini pohoi me forcë, se ai i mbetej besnik urdhëresës e cila na thotë të adhurojmë një Perëndi të vetëm (Ligji i Përtërirë 6:13). Filipi urdhëroi ta hidhnin në furrë, por shenjtori qëndroi në këmbë në mes të flakëve, duke psalur himne, i shoqëruar nga thirrjet admiruese të turmës. Pastaj i lëshuan shtatë bisha të egra; ato u shtrinë në këmbët e tij, si para një Adami të ri. Shenjtori mbeti i paprekur në të gjitha torturat që tirani urdhëroi t’i bënin dhe kur Perëndia e lejoi, e pranoi me gëzim vdekjen, për t’iu bashkuar korit të shenjtorëve.
* * * * *
– Dëshmor I Ri Llazar Bullgari –
Shën Llazari ishte një bari bullgar, që ruante grigjën e tij në malet e krahinës së Pergamit (Azi e Vogël). Një ditë, ai shpëtoi një grua turke nga qentë që e kishin sulmuar, por ajo, mosmirënjohëse, e akuzoi tek i shoqi, se gjoja ai ishte përpjekur ta çnderonte. Turku, i tërbuar, plagosi gabimisht një nga shokët e Llazarit dhe kjo çështje shkoi te kadiu i zonës. Agai e futi të riun e krishterë në burg dhe e torturoi për shumë ditë, me shpresë se do të merrte një shpërblim të madh po ta bënte të ndryshonte besimin. Kur e pa se nuk ia doli dot, u dha urdhër xhelatëve të vazhdonin ta torturonin me çdo lloj mizorie të mundshme, për të mposhtur vendosmërinë e shenjtorit.
Këta të fundit, pasi u dehën, ia dogjën gjymtyrët me hekur të nxehtë dhe i vendosën mbi gjoks një gur të rëndë. Por atleti trim i Krishtit u bëri ballë torturave duke lutur martirin e madh, shën Gjergjin. Atëherë ata ia nxorrën me zor gjuhën dhe ia dogjën. Pastaj ia shtrënguan tëmthat me një litar ku kishin lidhur kocka, derisa njëri prej syve i doli nga zgavra. Më vonë i vunë mbi kokë një kurorë të përvëluar bronzi. Por, nga veprimi i Hirit të Perëndisë, po atë mbrëmje, Llazari bisedoi lirshëm, sikur të mos ishte munduar fare, me një tregtar të krishterë, të cilit i kërkoi të fliste me xhelatët, që të mos ia vononin më shumë ekzekutimin.
Pasi agai pa se dështoi në tentativën për ta kthyer, dha urdhër që shenjtori të varej në litar. Llazari e kaloi vetë litarin në qafë, meqë xhelatët u trembën nga trimëria e tij. Atëherë ishte 28 vjeç. Pas ekzekutimit, një numër i madh shenjash të mrekullueshme shfaqën haptazi se hiri i Perëndisë ishte i pranishëm në trupin e tij.
* * * * *
Dëshmorët Donati