KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
Shkëlqesia Juaj,
Në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas lajmit për sëmundjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, shprehim solidaritetin tonë dhe lutemi që Perëndia i Tërëmirë, në këto momente sprove, t’i japë shërim të shpejtë dhe të plotë për të vazhduar misionin e Tij të rëndësishëm për Kishën Katolike dhe besimtarët e saj në mbarë botën.
“O Zot, Perëndia im, unë të kam thirrur në ndihmë dhe ti më ke shëruar” (Psalmi 30:2).
Tiranë, 24 shkurt 2025
Me respekt dhe dashuri vëllazërore në Krishtin,
†Joani
Mitropolit i Korçës
Mbikqyrës i Kryepiskopatës së Hirshme të Tiranës,
Durrësit dhe gjithë Shqipërisë