– Ungjilli – Marku 6:1-7.
Edhe doli andej dhe erdhi në vendin e tij, edhe nxënësit e tij i shkojnë pas.
Edhe kur erdhi e shtuna, zuri të mësojë në sinagogë; edhe shumë veta kur dëgjonin, çuditeshin, e thoshin: Që kur i erdhën këtij këto? Edhe ç’është kjo dituri që i është dhënë këtij, edhe të këtilla çudi bëhen nga duart e tij? A nuk është ky marangozi, i biri i Marisë, e i vëllai i Jakovit e i Josiut e i Judës e i Simonit? Dhe a nuk janë motrat e tij këtu ndër ne?
Edhe skandalizoheshin për të. Po Jisui u thoshte atyre se nuk ka profet të panderuar, përveçse në atdheun e tij, edhe ndër njerëzit e tij, edhe në shtëpinë e tij. Edhe s’mundi të bënte atje asnjë çudi, veç mbi pak të sëmurë vuri duart e i shëroi. Edhe çuditej për pabesinë e tyre. Edhe shkonte fshatrave përreth, duke mësuar njerëzit.
Edhe thirri pranë të dymbëdhjetët dhe zuri t’i dërgojë dy nga dy; edhe u jepte pushtet kundër frymëve të ndyra.