– Ungjilli – Llukai 9:1-6.
Edhe Jisui, si thirri pranë të dymbëdhjetë nxënësit e tij, u dha fuqi e pushtet mbi gjithë demonët, dhe të shëronin sëmundje. Edhe i dërgoi që të predikonin mbretërinë e Perëndisë e të shëronin të sëmurët.
Edhe u tha atyre: Mos mbani gjë udhës, as shkopinj, as trastë, as bukë, as argjend, as të mos keni nga dy palë rroba. Edhe në atë shtëpi që të hyni, qëndroni atje, edhe prej andej dilni. Edhe sa vetave të mos ju presin, kur të dilni prej atij qyteti, shkundni edhe pluhurin prej këmbëve tuaja, për dëshmi kundër tyre. Edhe ata, si dolën, shkonin fshatrave, duke dhënë lajmin e mirë, e duke shëruar kudo.